Ky fis e ka matur kohën përmes një sistemi, në të cilin ciklet ishin të gjatë deri edhe 5000 vjet.Kush është vërtet i bindur se bota do të përfundojë këtë të premte, le të flerë i qetë e të fillojë të mendojë për drekën e Krishtlindjeve. Madje, edhe për atë të Vitit të Ri. Dita e diskutuar e gjykimit, e profetizuar nga populli anti i Mayave përmes një kalendari, nuk duhet të konsumohet përpara 7 mijë vjetëve. Këtë të paktën ka theksuar disa herë NASA, e ka konfirmuar qeveria ruse e gjithashtu edhe ajo amerikane, duke deklaruar se Mayat do të jenë një ditë si të tjerat.Po atëherë, Mayat kanë gabuar? Jo, janë keqkuptuar, sepse vetëm një nga ciklet më të mëdhenj të kalendarit të këtij fisi të vjetër përfundon tani. Por duhet ditur edhe se Mayat nuk kishin vetëm një kalendar, por kishin disa lloj, mes të cilëve një kalendar ciklik diellor dhe një almanak të shenjtë. Gjithashtu kanë matur kohën përmes një sistemi, në të cilin ciklet ishin të gjatë deri edhe 5000 vjet. Një gjetje nga ana e një ekipi të Universitetit të Bostonit ka lejuar zbulimin e njërit prej këtyre kalendarëve në Xultun të Guatemalas. Kështu, sipas llogarive të bëra nga kërkuesit, fundi i ciklit të Mayave nuk përkon me vitin 2012, por këtij duhet t’i shtohen edhe 7 mijë vite të tjerë.