Horoskopi, 29 dhjetor 2012


Dashi
Mënyra se si  do të veproni do të kapë vëmendjen e njerëzve të rëndësishëm për profesionin tuaj. Do të jeni të  shoqërueshëm dhe të dashur me njerëzit.
Demi
Kryeneçësia juaj mund të shkaktojë probleme serioze në fushën emocionale. Në punë keni dëshirë të ndryshoni diçka, por ende nuk është momenti i duhur.
Binjakët
Në këto momente duhet të reflektoni mbi disa faktorë që ndikojnë në përditshmërinë tuaj. Në punë duhet të përqendroheni më shumë për të arritur më të mirën.
Gaforrja
Yjet ju këshillojnë që të bëni kujdes me sjelljen tuaj në ambientin e punës.  Në dashuri do të jeni shumë të disponueshëm dhe të dashur përballë partnerit.
Luani
Planetët do t’ju këshillojnë që të mbani ndryshimet e humorit në kontroll dhe të mos reagoni  në mënyrë impulsive përballë një kritike që do t’ju bëhet.
Virgjëresha
Sot nuk duhet të sforcoheni fare për të bindur njerëzit që ju rrethojnë. Në ambientin e punës ndërmarrja e masave drastike do të ndryshojë rrjedhën e gjërave.
Peshorja 
Do të keni një qëndrim arrogant dhe dashakeq kundër atyre që përpiqen të minojnë përpjekjet tuaja në vendin e punës, por në fund do të dilni fitues.
Akrepi
Do ta jetoni këtë moment në një mënyrë shumë të qetë. Në punë po të jeni shumë të nxituar do të harroni pa bërë disa gjëra të rëndësishme.
Shigjetari 
Sot do ta keni rrugën e ndriçuar në aspektin profesional dhe do të gjeni dhe pak kohë për veten tuaj. Një njohje e re do t’ju bëjë të ëndërroni.
Bricjapi 
Sot do ta ruani qetësinë përballë çdo të papriture. Nëse jeni çift partneri do t’ju tërheqë drejt një aventure që do t’ju pëlqejë pa masë.
Ujori
Do të dini të përfitoni nga mundësitë që do t'ju paraqiten në vendin e punës. Në dashuri do të jeni në kërkim të një justifikimi të pranueshëm.
Peshqit
Do të kuptoni që një i afërmi juaj nuk është treguar shumë i sinqertë me ju dhe kjo do t’ju ngjalli keqardhje. Do të dini të bindni personin që doni.