Një shtetase shqiptare nga Korca është arrestuar nga autoritet maqedonase nën akuzën se mashtronte dhe më pas vriste të dashurit e saj me qëllim grabitjen e tyre.Ministria e Brendshme e Maqedonisë bëri me dije sot se 51-vjecarja me inicialet N.B nga qyteti i Korcës, dyshohet se shfrytëzonte në formë të klientëve për marrëdhënie dashurie të dashurit e saj me qëllim grabitjen e tyre.Sipas policisë shtetasja shqiptare me qëndrim të parregullt, nga periudha e majit e deri në shtator të këtij viti, gjatë shoqërimit me disa persona më të moshuar, i tërhiqte ata për marrëdhënie seksuale dhe më pas i helmonte duke i hedhur në ushqime helm.Pasi i vriste, 51-vjecarja i grabiste të hollat dhe gjërat me vlerë që viktima mbante të veshur të takimet erotike. Pas arrestimit me 8 dhjetor, në pikën kufitare Tabanoc, shqiptares i është dhënë masa e arrestit e paraburgimit.