Modelja Elbasanase Qe “Ngre Temperaturen”Ne Plazh…
Vajza nga Elbasani, e cila prej vitesh jeton në Greqi, fillimisht u shfaq si modele dhe me një set fotosh të cilat çmendën opinionin grek për shkak të sharmit, elegancës dhe sensualitetit që disponon ajo.Eliada Ahmeti është shqiptarja e famshme, e cila prej 7 viteve merret me modelim dhe para disa viteve fitoi edhe ”Miss Playmate Greece”. Pas këtij suksesi, ajo filloi me kontrata pune në Turqi, Francë dhe disa vende të tjera europiane, kështu që trupi i bukur i saj i hapi dyert e suksesit. Krahas modelimit, Eliada merret njëkohësisht edhe me këshilla bukurie, duke punuar në një qendër shëndeti dhe fitnesti ”Dietology” si institut bukurie në kryeqytetin grek (Athinë). ”Bukuria është diçka shtazarake, nëse nuk shoqërohet edhe me mençuri”, ka thënë ajo në një intervistë dhënë për mediat atje. Po në fakt me çfarë merret Eliada në Greqi? Nga burime të mirinformuara mësojmë se ajo për momentin ka ndërprerë kontratat e punës si modele dhe udhëheq një show program në një televizion jo shumë të shikuar.
