Nje gote vere,bron nga kanceri i gjirit..
Sipas studimeve me te fundit eshte arritur ne perfundimin se nje gote vere ne dite ul me 5% rrezikun per kancerin e gjirit tek grate.Femrat te cilet konsumojne nje gote vere kane me shume mundesi qe ta marin veten me lehte dhe t'i mbijetojne semundjes sesa femrat qe nuk konsumojne alkol.Por edhe mbi kete fakt nje pjese e shkencetareve jane pak skeptike pasi nje nga shkaktaret kryesore te kancerit te gjirit tek femrat eshte pikerisht konsumimi i pijeve alkolike.Nje shpjegim i mire per kete eshte fakti se kimikatet e alkolit qe demtojne qelizat e shendosha,kane te njejtin efekt dhe mbi qelizat kanceroze.Por ajo qe duhet te theksohet, se nese keshillohet konsumimi i alkolit,kjo nuk do te thote se duhet te kthehemi ne persona te alkolizuar dhe te varur nga alkoli.Shumica e femrave nuk konsumojne me alkol,pasi e marrin vesh qe vuajne nga semundja e kancerit.Dhe sipas shkencetareve qe kane bere studimin kjo eshte nje gje e gabuar.Kerkuesit nga Universiteti i Kembrixhit moren ne studim rreth 13,525 gra qe vuanin nga kanceri i gjirit dhe i studiuan per nje periudhe 7-vjecare.Gjate kesaj kohe ata maten sasine e alkolit qe keto femra konsumonin,gjithmone krahasuar me peshen e tyre trupore.Dhe nga studimi rezultoi se femrat te cilat konsumonin tre gota e gjysme vere ne jave kishin 10% me shume gjasa qe te mbijetonin sesa femrat qe nuk konsumonin alkol.
