Per diten e sotme 12.12.12, Profecitë Për Datën E Veçantë


Fuqia e numrave. Dita e nesërme është një ditë e cila duhet mbajtur parasysh sepse numri 12 përsëritet tre herë, dita, muaji dhe viti 12.12.12.

Të pasionuarit pas simboleve dhe profecive të tilla e cilësojnë ditën e nesërme si një portë energjie e cila mund të çojë në pastrimin e shpirtit, por gjithashtu edhe një ditë fatsjellëse.

Përkufizimet për këtë treshe janë të shumta, si për shembull janë 12 nerva në trupin njerëzor, njëlloj si 12 muaj të vitit, njëlloj si shenjat zodiakale, numërimi i orës etj.12 është edhe mosha kur njeriu futet në fazën e pubertetit, fazë rritje dhe transformimi radikal i personit.
Skeptikët  e cilësojnë si një rastësi të thjeshtë, ndërsa të tjerë tentojnë të japin shpjegime efikase.
Kështu që nëse 21 dhjetori është parashikuar dita e fundit të botës, kjo ditë duhet shfrytëzuar sa më mirë në përdorimin energjisë së duhur.
Ka nga ata që besojnë dhe nga ata që nuk besojë, zgjedhja është e lirë, megjithatë e mërkura do jetë një ditë e veçantë ku asteroidi Toutatis do të kalojë pranë planetit tonë me 6.9 milionë kilometra distancë.
Gjithsesi astronomët thonë se nuk ka asnjë rrezik apo kërcënim për sigurinë tonë, por gjithsesi duhet treguar kujdes sepse asteroidi hyn në kategorinë e trupave qiellorë potencialisht të rrezikshëm.