Kjo fotografi befasuese është kthyer në një hit në këto ditë të para të vitit 2013. Ajo është përhapur me shpejtësi në internet dhe lexuesit e quajnë si mrekullia e jetës.Ajo është realizuar nga amerikani Randy, ndërkohë që gruaja e tij, Alicia, po lindte vajzën e tyre Nevaeh me operacion cezarian.
Randy, që ishte i pranishëm në sallë, u thirr nga doktori.
“Hej, ajo po më kap gishtin,” i tha doktori.
“Kështu që vrapova aty dhe shkrepa këtë foto, që është kaq e mrekullueshme,” thotë Randy.