Si Të Eleminoni Yndyrën Në Lëkuren E Fytyrës
Keni një lëkurë e yndyrshme e cila shpesh-herë ju bën të ndjeheni në siklet karshi shoqërisë? Dëshironi të krijoni make up-in perfekt por ju pengon yndyra? Keni provuar produktet më cilësore, por asnjëri nuk ka dhënë rezultatin e dëshiruar? Mos u sheqetësoni çdo gjë e ka një zgjidhje.Limoni është një frut shumë i mirë për shëndetin e njeriut, i cili këshillohet të konsumohet sa më shpesh nga mjekët. Ai përmban lëndë acide të cilat ndihmojnë në largimin e baktereve, sidomos në periudhën kur ju jeni me grip. Zgjidhja më e mirë për të larguar gripin, është të pini sa më shumë çaj limoni, dhe të konsumoni sa më shumë limon të gjallë.Por, përveç këtij efekti, limoni ka edhe nje efekt tjetër çudibërës i cili do të jetë zgjidhja juaj perfekte përveç trajtimeve me medikamente. Mjafton të merrni një limon, shtrydheni gjithë lëngun e tij] me një top pambuku zhyteni në lëng dhe me te filloni të lyeni fytyrën, lëreni lëngun të qëndrojë deri sa të thahet pastaj shpërlajeni fytyrën me ujë të vakët. Lyeni fytyrën me një krem hidratues që të ruajë sa më shumë thatësiren e lëkurës për të parandaluar daljen e yndyrës brenda një kohe të shkurtër.