“Sulejmani I Madherishem”; Bali Beg Shpall Martesen, Por Eshte Gay, Thote Familja
Kete lajm per mediat e ka thene muzikanti Bulent Ersoy, i cili ne nje emision televiziv ka zbuluar se Burak do te martohet me kusheriren e tij, Kejlan Kapa. Nderkohe qe familja e vajzes nuk eshte aspak te kenaqur me dhendrin. Ata nuk jane dakord qe vajza e tyre te martohet me Burakun, edhe pse eshte nje nga meshkujt me seksi ne Turqi. Nje nga arsyet eshte se nuk i takojne te njejtit nivel ekonomik, pasi vajza ka nje te kaluar te varfer dhe tashme punon si stiliste. Por fakti qe Burak eshte komentuar si homoseksual nga mediat, perben nje lajm qe familjaret e vajzes e besojne. Gjithashtu eshte shkruar se Kejlan e ka gjetur Burakun te zhveshur ne shtrat me nje mashkull, lajm qe me vone eshte quajtur nje spekulim mediatik. Nderkohe qe mediat kane vene ne diskutim orientimin e tij seksual, ai u shpall “Mashkulli i Vitit” nga revista “GQ”.Per sa i perket pamjes, edhe pse flitej se i ka rruar mustaqet, Bali Beg duket i njejte ashtu siç ka aktruar te seriali “Sulejmani i Madherishem”. “Meshkujt duhet te kene mustaqe, ky eshte nje simbol i vjeter ne Turqi. Kam degjuar se edhe femrat i pelqejne shume meshkujt me mustaqe”, ka thene ai, derisa mesohet se e dashura ia ka ndaluar qe t’i heqe ato. Gjithashtu Burak eshte i dhene pas futbollit, dhe pohon se keto kohe qe xhiron per serialin eshte shume i dhene pas dashurise. Per sa u perket lidhjeve te tij, ai pohon: “Nuk toleroj xhelozine, ndoshta per shkak te natyres se punes sime shume femra e kane veshtire ta kuptojne ate, por kete gje e kerkoj nga ato. Te jesh i dashuruar eshte nje gje shume e veçante, diçka tek e cila nuk mund te ndikosh. Nuk mund te dashuroheni ne momentin qe ju deshironi, dashuria ndodh ne nje pjese te sekondes. Ju kap paniku, jeni ne stres dhe dridhje dhe, kur te shohesh, gjithçka ka ndodhur ne nje moment te vetem”, shprehet ai. Bali Beg ka pranuar se nuk do donte te jetonte ne kohen e Sulltan Sulejmanit, edhe pse shumica qe e pelqejne serialin, mendojne se atij i shkon shume roli. “Ne ate kohe edhe nje fjale do ju kushtonte shume. Atehere nuk ka qene e lehte per te jetuar, une jam i lumtur qe jetoj ne kete kohe. Friken me te madhe e kam se mos te humb diçka, dhe nuk u besoj njerezve te cilet thone se nuk kane frike nga asgje”, eshte shprehur ai per mediat.