Anxhela Martini Provokon Serish Fansat Ne Facebook

Angela Martini beson se është një vajzë jo vetëm e bukur dhe e talentuar, por edhe shumë e mirë. Këtë mendim për veten modelja e famshme e ka ndarë me të gjithë miqtë e saj në Facebook, ku sipër një fotoje tepër të nxehtë ka shkruar: “Jam një vajzë e mirë dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë, vetëm mund të përmirësohet”.Siç duket edhe njerëzit e njohur, të suksesshëm dhe seksi siç është Martini, kanë qejf t’ia përsërisin vetes se në fakt janë më të mirë, pavarësisht si i shohin njerëzit e shumtë nga jashtë.