Arrestohet Larissa Riquelme, po kryente marrëdhënie intime në publik

Tifozja më e njohur në botë” Larissa Riquelme e cila pushtoi faqet e para të revistave dhe gazetave në të tërë botën gjatë Botërorit të futbollit në Afrikën e Jugut, për shkak të “bustit” të saj të bëshëm, është arrestuar nga policia pasi po kryente marrëdhënie intime në public. Kështu, mediat paraguajane bëjnë me dije se Larissa ishte në veturë me të dashurin e saj Jonathan Fabbre, në një vendparkim buzë një rruge me trafikun më të madh në qytetin paraguaian Asuncion dhe I shokuan shoferët teksa filluan të kryenin marrëdhënie seksuale. Ata njoftuan policinë e cila I arrestoi në flagrancë duke I shoqëruar në stacioni policor. Tashmë bukuroshja që premtoi të zhvishej lakuriq nëse kombëtarja e saj e fitonte Botërorin, rrezikon burgun pasi që në Paraguai është ndaluar seksi në vend publik