Ashensori Gjigand, I Ndërtuar Në Një Shkëmb 330 Metër Të Lartë (VIDEO/FOTO)


Ngjitjet e lartësive të mëdha janë gjithmonë një sfidë e madhe për shumë persona, por si duket kinezët e kanë zgjidhur këtë problem duke ndërtuar një shensor buzë rrëpirës së një shkëmbi tepër gjigand.Siç e shihni edhe nga pamjet ashensori ka një lartësi prej 330 metër, ndërsa ndodhet në një shkëmb në pronvincën Hunan.Ai ka një shpejtësi tepër të madhe pasi mund të ngjitet deri në majë për vetëm në një minutë, ndërsa brenda tij mund të qëndrojnë pa problem 50 persona.Për ndërtimn e tij janë dashur tre vjet, ndërsa vlera totale shkon në 13 milionë euro. Autoritetet vendase pak kohë pas përfundimit e mbyllën atë, pasi vendi ku ai ndodhet cilësohet si trashëgimi kulturore dhe sipas ambientalistëve ka dëmtuar mjedisin. Por ai u rihap pas interesit të madh të turistëve.
Shikoni videon