Chicago, mbërrin një pako me 18 koka njerëzish mbrenda!


Forcat zyrtare të aeroportit O’Hare në Chicago kanë kapur një kuti me 18 koka të prera njerëzish në të, por ajo që ka bërë çudi është fakti se ata nuk janë habitur nga ky fakt.
“Të gjithe ngelën duke thënë “Zot i madh!”- u shpreh zëdhënësi i Departamentit të Sigurisë të Shtetit, Brian Bell për gazetën Chicago Sun-Times, “dhe të gjithë mendojnë sikur është diçka që nuk e kemi dëgjuar më parë”.
Sipas gazetave locale raportohet se kokat janë ende të mbuluara me lëkurë, gjë që ka shkaktuar shqetësim tek njerëzit e zonës.
Mendohet se kokat janë dërguar me postë në Chicago prej Italisë. Autoritete besojnë se këto kanë qënë specimen mjeksorë për qëllime të kërkimit shkencor ose për eksperimente. Ata janë duke verifikuar nëse pakoja ka dokumentacion të saktë.
Ndërkohë ende mbetet një histori rrënqethëse ideja e 18 kokave të prera…