Çudia : Një krijesë “gjysëm dele, gjysëm njëri”

Një dele ka pjellë një krijesë të çuditshme e cila është gjysëm qingj e gjysëm qenie njerëzore. Ngjarja e rrallë ka ndodhur në qytetin e vogël të Sokoto-s, në Nigeri dhe askush nuk është në gjendje që të japë një shpjegim të saktë për fenomenin në fjalë. Megjithëse pjellja ka ndodhur që më 22 janarin e vitit të kaluar, fotoja është bërë publike vetëm tani nga klinika veterinare Fakon Idi e cila ka asistuar me ndihmë për këtë rast. Banorët e qytetit ndërsa kanë parë foton janë tronditur nga krijesa “gjysmë njeri dhe gjysmë dele” ndërsa të indinjuar ata kanë shkuar në klinikë, për të kërkuar pronarin e kafshës, emri i të cilit nuk është bërë publik.