Ezeli realizon ëndrrën, bënë dashuri me Shehrazaden


Aktori i njohur turk, ka realizuar ëndrrën e jetesë së tij, ka bërë dashuri me aktoren Bergüzar Korele, njohur nga publiku shqiptar si  Shehrazadja.
Kjo skenë e shumë pritur nga Ezel, ka ndodhur në një xhirim të një seriali të ri, ku dy aktorët e njohur turq, Kenan Ýmirzalýoðlu & Bergüzar Korel janë në rolet kryesore.
Seriali me titull “Karadayi”, përveç fabulës interesante që do të përmbajë, në vete do të ketë dhe skena të nxehta, të cilat në shtetin turk janë ende tabu. Pikërisht Kenani (Ezel) do të puthet dhe do të realizojë skena intime me aktoren e martuar Bergüzar Korel, e cila është bashkëshortja e aktorit tjetër të famshëm Halit Ergenç, i njohur në rolin e Sulejmanit të Madhërishëm. Ka pak ditë që janë zbuluar dhe imazhet e para të serialit, që ndoshta në një të ardhme do ta shohim edhe në ndonjë prej ekraneve shqiptare, ndërsa ne i publikojmë dhe fotot e para ku Ezel bën dashuri me Shehrazaden.