Fajin e ka rrobaqepësi!

Veshi një fustan të ngushtë bardhezi që i rrinte shumë bukur dhe doli me shoqen e saj të ngushtë për një pije. Por nuk mund ta imagjinonte dot që ajo mbrëmje do të mësohej nga e gjithë bota dhe fotot e saj do të qarkullonin nga blogu në blog. E kemi fjalën për Maria Fowler, e cila teksa ecte për qejfin e vet, dëgjoi një zhurmë të çuditshme.Pjesa e pasme e fustanit iu gris, u nda më dysh dhe iu dukën edhe… të brendshmet e kuqe. Çanta e saj e vogël nuk mund t’i mbulonte gjë dhe të pranishmit shijuan… pamjen që iu shfaq përpara. Maria u përpoq ta përballonte situatën me humor. Ajo shkroi në twitter: “U përpoqa të kisha një veshje serioze dhe ja se çfarë pësova. Disa gjëra thjesht nuk është e shkruar të bëhen”. Këtë herë mos e akuzoni kot! Këtë herë fajin e ka… rrobaqepësi!