“Hera e pare” ndikon pergjithmone ne jeten seksuale


Nje studim tregon se personat qe jane dashuruar dhe respektuat nga partneri heren e pare te marredhenies seksuale do jene me te kenaqur gjate akteve te mevonshme.
Hera e pare e një marrëdhënieje seksuale është gjithmonë shume e rëndësishme…madje me shume sesa e mendonit. Shkencëtaret amerikane kane treguar se eksperienca e pare seksuale ndikon mjaft tek e ardhmja seksuale. Ne këtë mënyrë, personat qe janë ndier te dashuruar dhe te respektuar nga partneri qe ne fillim do ndihen me te kënaqur ne aktet e mëvonshme, përgjatë gjithë jetës.
Për te arritur ne këtë përfundim, shkencëtaret kane pyetur 331 te rinj, femra dhe meshkuj, se si e kane humbur virgjërinë duke theksuar këtu nëse kishin frike dhe nëse ishin ndier ne faj. Pjesëmarrësit duhet te përshkruanin gjithashtu se cila ishte marrëdhënia qe kishin pasur me partnerin gjate aktit. Me pas ata duhet te jepnin një liste me detaje mbi aktet e mëvonshme. Ne 2/3 e rasteve te anketuarit kane thënë se ishin ndier mire gjate momentin te humbjes se virgjërisë.
Pas u përpunuan te gjitha detajet, përfundimi ishte se personat për te cilët here e pare kishte qene e kënaqshme fizikisht dhe emocionalisht, kane dhe do kenë gjithmonë një jete seksuale te bukur e te pasur.