Ja disa sekrete që të mos ju vjedhin passwordin

Tashmë i dimë të gjithë rregullat bazë për të krijuar një pasword të vështirë.
Pra, duhen kombinuar disa shkronja të vogla dhe të mëdha, përdorimi i numrave dhe karaktereve speciale dhe natyrisht krijimi i një paswordi sa më të gjatë është më i sigurtë. Megjithatë, të gjitha këto mund të mos shërbejnë për asgjë, nëse paswordi i krijuar nuk ka asnjë tip strukture gramatikore.
Një studim i ri i  çoi në krijimin e një algoritmi që për herë të parë, i ka kushtuar vëmendje rregullave gramatikore të tentative për t’i vjedhur paswordin dikujt.
Në veçanti, algoritmi trajton një tendencë në rritje të paswordeve shumë të gjata, zakonisht me formën e një fjalië të plotë. Sipas kërkimit, paswordi i dytë është më i sigurtë, thjesht për shkak të mosrespektimit të rregullave drejtshkrimore.
Analiza është kryer me më shumë se 1500 pasworde dhe 18% e përdoruesve kanë krijuar një pasword me saktësi drejtshkrimore. Universiteti paralajmeron se është kundër përdorimit të adresave, që edhe pse kanë shume lloje karakteresh, mund të jenë shumë të thjeshta për tu deshifruar.
Të ndjekim pra 9 strategjitë më të mira për një pasword së më të sigurtë:
1) Bashko dy fjalë
2) Bashko një fjale me numra
3) Nese lejohet përdor simbole dhe shenja pikesimi
4) Përdor qëllimisht gabime drejtshkrimore
5) Akronime që kanë domethënie personale
7) Zëvendësoni germat me numra
8) Mos përdorni të njejtin pasword në vende të ndryshme
9) Lidh dy fjalë me një simbol si urë lidhëse
Së fundmi, verifikoni sigurinë e paswordit me një mjet kontrolli qe monitoron efektivitein e tij.