Konkurrentja mbetet nudo ne “Celebrity Big Brother” ne Britani

Lacey Banghard, një nga konkurrentet e “Celebrity Big Brother” në Britaninë e Madhe, është detyruar të dalë e gjitha nudo përpara telekamerave. Njëri prej bashkëjetuesve të tjerë kishte harruar t’i vendoste peshqirin në banjo, prandaj, Lacey u desh të dilte nga banjo, me të gjitha telekamerat që i kishte mbi vete, për të marrë një peshqir. Një skenë që nuk ka kaluar pa u vënë re, veçanërisht duke pasur parasysh sjellet seksi të ditëve të fundit nga ana e modeles bukuroshe të disa revistave britanike.