Barack Obama Pas Rita Orës


Rita Orës i është “vënë në ndjekje” Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Pas zhurmës së madhe që u bë në media rreth ndarjes së Rita Orës nga djali i Kardashianëve, ka ardhur koha që pas t’i shkojë dikush tjetër.
Asaj rishtazi i është “vënë në ndjekje” presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti Obama ia ka bërë follow Ritas në Twitter.Barack Obama pati thënë që dëgjon më shumë nga Jazz e Blues e këngëtarët e tij të preferuar janë Bob Dylan, Bruce Springsteen e Stevie Wonder. Ky fakt nuk e ka penguar Obaman që të bëhet fan i Rita Oras në Twitter.Në një intervistë për The Rolling Stones, Obama pati treguar listën e tij në iPod ku mund të gjeje edhe këngëtar të muzikës Rap e Hip Hop si Jay Z e Ludacris.Ndoshta në listën e tij në iPod Obama ka futur edhe albumin “Ora”, apo ndoshta vajzat e tij e kanë influencuar në këtë aspekt.