Si mund t’i largojmë puçrrat ?

Shfaqja e një puçrre iu shton ankthin? Ja disa gjeste shume te thjeshta për t’i larguar sa me shpejt ato. Domatja kundër akneve te papritura Duke qene se ditët mund te jene te mbushura me stres, mund te keni probleme me gjumin, me ushqimin, etj, ju nuk mund ta parandaloni shfaqjen e papritur te puçrrave. A e dinit qe domatja është një aleate e çmuar kundër akneve qe dalin papritur? E pasur me minerale, vitamine C e A dhe antioksidues, ky perim lufton infeksionet, pastron dhe shëron lëkurën. Ja si ta përdorni: prijeni holle domaten dhe vendoseni tek aknet për rreth njëzet minuta. Me pas e shpëlani me ujë dhe e lani me sapun te pasur me yndyre ne mënyrë qe te mos thahet lëkura. Përdoreni për 8 dite me radhe. Pasta e dhëmbëve kundër puçrrave nga temperatura Kur shfaqet një puçërr, thajeni atë me paste dhembesh. Ajo vepron njësoj si bikarbonati i sodës. Përdoreni 3-4 here ne dite, lëreni për pak kohe dhe me pas shpëlajeni. Uthulla e bardhe. Një mënyrë tjetër për te luftuar puçrrat është edhe te njomni një shami me uthull te bardhe ose te vini një thele limoni ne te. Vendoseni tek vendi i duhur për disa minuta dhe me pas shpëlajeni.