Bently sjell super modelin për vitin 2013(Foto)

Marka e makinave luksoze Bently është duke përgatitur të hedh në treg për vitin 2013 një super makinë. Bëhet fjalë për modelin Bentley Continental GT Speed kabriole.
Ky është një prej modeleve të reja, pasi Bently i kushton më shumë rëndësi seriozitetit dhe makinave luksoze. Ndërsa modeli kabriole është një risi për këtë markë makine.
Prezantimi i parë i modelit kabriole është bërë në sallonin e modës në Detrioit. Ndërkohë që inxhinierët e makinës nuk kanë dhënë shumë detaje për ndërtimin e saj.