Do ta blinit këtë parking për 640 mijë dollarë?

Të gjithë ata që kanë një makinë e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë një parking për mjetin e tyre. Por në Kinë çmimi ka kaluar çdo imagjinatë për një parkim.

Në një qendër tregtare në Kinë, blerja e parkimit kushton 640 mijë dollarë. Sipas pronarit, çmim është rritur pasi në qendër janë vendosur disa nga kompanitë më të mëdha të markave botërore.

Parkimi në shitje, në fakt nuk ka asnjë lloj luksi. Ai është një hapësirë prej pak metrash në katin përdhes të pallatit.

Pronari i parkingut thotë se ka dy vende të tilla dhe praktikisht për të janë rreth 1.2 milionë dollarë pasuri.

Sipas agjencive të pasurive të patundshme në këtë zonë të Kinës janë pesëfishuar çmimet e pronave për shkak të zhvillimit të vrullshëm ekonomik