Recetë tunduese për të humbur peshë brenda 3 ditëve

Pasqyra dhe peshorja shoqërojnë pjesën më të madhe të njerëzve gjatë ditëve të para të janarit, pas shtimit në peshë si “dhuratë” nga festat e fundvitit.

Por për të humbur kile, përgjigja është e thjeshtë, pakësimi i ushqimit dhe veçanërisht atij me yndyrë dhe humbja e peshës shihet brenda 3 ditëve.

Gjatë këtyre ditëve duhet ndjekur një regjim ushqimor i pasur me fibra dhe lëngje, duke stimuluar qarkullimin e ushqimit të grumbulluar në organizëm.

Ditën e parë si rrjedhojë e pakësimit të ushqimit fillon të lëvizë ushqimi dhe të shfryhet barku. Ditën e dytë përshpejtohet tretja, dhe ditën e tretë ndihet një lehtësi më e madhe.

Dita e parë ka si synim pastrimin e aparatit tretës, duke eliminuar depozitimet e mbledhura. Gjatë këtyre ditëve duhet evituar kafja ekspres, alkooli, pijet me gaz, mishi, gjalpi dhe ëmbëlsirat.

Para mëngjesit duhet pirë një gotë me ujë, më tej një gotë qumësht dhe 2 feta bukë integrale si dhe një mollë e pjekur.

Për drekë 80 gramë makarona, sallatë me karrota dhe lulelakër. Mes drekës dhe darkës një gotë qumësht dhe fare pak kokrra bajame.

Për darkë kungull, bizele dhe qepë të pjekura në furrë.

Dita e dytë. Synimi i saj është aktiviteti tretës. Që në zgjimin e kësaj dite do e ndieni barkun më të lehtësuar dhe më të sheshtë. Para mëngjesit pini një gotë ujë. Më tej një gotë qumësht dy feta buke integrale dhe një mollë e pjekur. Ndërmjet mëngjesit dhe drekës një mollë dhe një kivi.

Në drekë 80 gramë makarona. Ndërmjet drekës dhe darkës një gotë qumësht. Në darkë sallatë me perime dhe 100 gramë kërpudha.

Dita e tretë. Në mëngjes një gotë qumësht orizi dhe një pure 50 gramë me oriz. Mes mëngjesit dhe drekës konsumoni një banane të pjekur.

Në drekë, një sallatë e cila duhet të shoqërohet me një kokërr dardhë dhe 5 lajthi si dhe 80 gramë oriz integral.

Ndërmjet drekës dhe darkës një gotë kos. Sakaq për darkë një pjatë me perime të pjekura mikse dhe 50 gramë oriz me vaj ulliri.